Agjencia Zhurnal.mk.

Për pak ditë – kënga “Falëm” e Artës dhe Romeos kalon shifrën e një milion klikimeve në YouTube

Është një këngë që po dëgjohet shumë, lirshëm mund të thuhet gjithandej trojeve shqiptare.

Dhe natyrisht bëhet fjalë për një hit të krijuar nga Arta Kabashi dhe Romeo Veshaj.

Projekt ky që nisi në Big Brother VIP Albania 3 dhe u finalizua pas daljes së artistes nga ky format.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja nga Kosova realizoi të plotë këtë këngë të kompletuar edhe me video.

Producimi u bë nga SBS Entertainment dhe për videon u përkujdes produksioni nga Prizreni, XL Films.

Foto: Screenshot/YouTube

Si një këngë që doli nëntë ditë më parë, u prit shumë mirë, e për këtë periudhë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube.

Arta shquhet për vokalin e veçantë dhe për këtë u komentua vazhdimisht gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit.

Related posts

Miss Venezuela vdes pas një operacioni rutinë në fytyrë

Xh M

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

D V

Princi William shihet për herë të parë në publik prej kur Kate Middleton njoftoi se u diagnostikua me kancer

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy