Shkup, 19 tetor – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në javë do të informojë për personat e vdekur me Kovid-19, të cilët kanë qenë plotësisht të vaksinuar, çfarë sëmundjesh kronike kanë pasur të vdekurit dhe sa nga të vdekurit me çfarë lloj vaksine kanë qenë të vaksinuar. Për të vaksinuar plotësisht, siç theksohet, konsiderohen personat të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës, ndërsa nga rivaksinimi kanë kaluar më shumë se 14 ditë.
Në periudhën prej datës 8 deri më 14 tetor kanë vdekur 105 pacientë me Kovid-19, prej të cilëve 75 për qind kanë qenë të pavaksinuar. Nga gjithsej pacientët e vdekur nga Kovid-19 në periudhën nga data 8 deri më 14 tetor vetëm 26 kanë qenë të vaksinuar. Vetëm një nga pacientët e vdekur nuk ka pasur sëmundje kronike dhe ka pasur 80 vjet.
Nga 26 persona të vdekur, dy kanë qenë të vaksinuar me vaksinën “Fajzer”, tre me “Astra Zeneka”, katër me “Sinovak, ndërsa 17 me “Sinofarm”.
Më 8 tetor janë raportuar 16 pacientë të vdekur me Kovid-19. Prej tyre pesë kanë qenë të vaksinuar: tre të moshës 84, 62 dhe 78 vjeç kanë pasur së,mundje kardiologjike, ndërsa dy të moshës 63 dhe 73 kanë pasur sëmundje kardiologjike dhe diabet.
Më 9 tetor janë raportuar 18 pacientë të vdekur, prej të cilëve vetëm një ka qenë i vaksinuar, ka pasur 8 vjet dhe dy sëmundje kronike diabet dhe sëmundje kardiologjike.
Më 10 tetor janë raportuar 14 pacientë të vdekur. Prej tyre tre kanë qenë të vaksinuar: një i moshës 64 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike dhe malinje, një i moshës 59 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike dhe një i moshës 68 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike dhe diabet.
Më 11 tetor janë raportuar 18 pacientë të vdekur. Prej tyre gjashtë kanë qenë të vaksinuar: një i moshës 72 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike dhe të mushkërive, një i moshës 69 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike, një i moshës 81 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike dhe diabet, dy të moshës 56 dhe 76 vjeç kanë pasur sëmundje kardiologjike, dhe një i moshës 64 vjeç ka pasur sëmundje të mushkërive.
Më 12 tetor janë raportuar gjashtë pacientë të vdekur prej të cilëve vetëm një ka qenë i vaksinuar, ka pasur 80 vjet dhe nuk ka pasur sëmundje kronike.
Më 14 tetor janë raportuar 20 pacientë të vdekur. Prej tyre tetë kanë qenë të vaksinuar: katër të moshës 48, 77, 78 dhe 80 kanë pasur sëmundje kardiologjike, sëmundje të mushkërive dhe diabet, një i moshës 61 vjet ka pasur sëmundje kardiologjike dhe hipotiroidizëm, një i moshës 72 vjet ka pasur sëmundje kardiologjike, diabet dhe veshkave, një i moshës 77 vjet ka pasur sëmundje kardiologjike dhe të mushkërive dhe një i moshës 71 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike.
Më 14 tetor janë raportuar 13 pacientë të vdekur. Prej tyre katër kanë qenë të vaksinuar: dy të moshës 64 dhe 74 kanë pasur sëmundje kardiologjike dhe diabet, një i moshës 75 vjeç ka pasur sëmundje kardiologjike dhe një i moshës 77 vjeç ka pasur sëmundje neuromuskulare, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.