Agjencia Zhurnal.mk.

Për në Glasgow ku po mbahet samiti rreth klimës fluturuan 400 aeroplanë privatë – përveçse ndotën ambientin, ata shkaktuan edhe një lloj kaosi

Biznesmenë dhe personalitete të shumta politike dhe jo vetëm, kanë marrë aeroplanë privatë – sigurisht ndotës – për të shkuar në Glasgow për konferencën e klimës Cop26.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos mbërriti në një Gulfstream prej 48 milionë funtesh, i ndjekur nga dhjetëra të tjerë, të gjithë duke synuar për të diskutuar se si mund të kufizojmë ndikimin tonë në mjedis.

Madje, sipas një raporti në MailOnline, mbi 400 aeroplanë privatë mbërritën në Skoci për konferencën, duke shkaktuar një bllokim trafiku që detyroi aeroplanët bosh të fluturonin 30 milje për të gjetur një hapësirë për të parkuar.

Për ironi, një nga mesazhet që vijnë nga bisedimet për klimën është se ne të gjithë duhet të fluturojmë më pak për të ulur emetimet.

“MailOnline vëzhgoi të paktën 52 aeroplanë privatë që u ulën në Glasgow – ndërsa përllogaritjet tregojnë se numri i përgjithshëm i fluturimeve për konferencën ishte 400”, raportoi faqja.

“Parashikimet konservatore sugjerojnë se flota e aeroplanëve privatë që mbërrijnë për Cop26 do të shpërndajnë 13,000 ton dioksid karboni në total – ekuivalente me sasinë e konsumuar nga më shumë se 1,600 britanikë në një vit.

Siç thuhet, aeroplanët privatë nxjerrin më shumë ndotje se aeroplanët, makinat apo trenat komercialë, me aeroplanët tipikë që nxjerrin dy ton dioksid karboni çdo orë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson e hapi ngjarjen duke u thënë delegatëve se ne aktualisht po e mbulojmë tokën në një batanije të padukshme dhe mbytëse me CO2, duke rritur temperaturën e planetit me një shpejtësi dhe befasi që është tërësisht e krijuar nga njeriu.

Ndërkohë, Bezos – njeriu i dytë më i pasur në botë – mbërriti në Glasgow pasi festoi ditëlindjen e 66-të të themeluesit të Microsoft, Bill Gates, në një superjaht në brigjet e Turqisë.

Related posts

Anthony Fauci thotë se çdokujt do t’i nevojitet të marrë një dozë të tretë “herët apo vonë”

Redaksia

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Redaksia

Liderët e BE-së ultimatum Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More