Agjencia Zhurnal.mk.

Për momentin nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm, siguron Filipçe

Shkup, 1 tetor – Kompensim financiar i njëfishtë prej 30 denarë për një pacientë për mjekët amë deri sa të arrihet dhe tejkalohet përfshirja prej 70 për qind me vaksinimin nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar tek ata do tu jepet në fund të muajit të pranverës dhe fillim e verës të vitit të ardhshëm, në bazë të rezultateve të arritura, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe prej se Qeveria dje në seancën e 112-të e solli këtë vendim për të stimuluar vaksinimin në vend.

“Mjekët amë janë ata që kanë kontakt të drejtpërdrejtë dhe kontakt të parë me pacientët dhe komunikimi është i shpeshtë me ata për këtë shërbim mjekësor, këshill e të tjerë. Dhe në këtë kuptim, konsideroj se masa është e mirë dimensionuar dhe se realisht mund të zbatohet. Gjithashtu, mjekët amë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të rritet përfshirja me vaksinim”, tha Filipçe duke shtuar se masa është e rëndësishme edhe për shtetin edhe për sistemin shëndetësor.

Ai tregoi se më shumë pacientë që ka ndonjë mjekë amë është rreth 2.500, ndërsa mesatarja është një mijë, ashtu që, shuma për kompensim nuk duhet të shpërfillet.

Për momentin, nuk do të aplikohet masa e vaksinimit të detyrueshëm apo PCR testit negativ në sektorin publik për atë se kanë ardhur në konkludim se me këtë hapen shumë çështje serioze në lidhje me gjobitjen e atyre që nuk do të vaksinohen, ndërsa nga ana tjetër, tha, edhe është ngarkesë e madhe financiare.

Në lidhje me shqetësimin e kompanive nga “mbyllja” nëse ndonjë tek punëtorët e tyre përhapet lloji Delta apo Omikron, Filipçe u përgjigj se nuk duhet të ketë opsione restriktive në lëvizjen apo karantinë në kohën kur, siç tha ai, kemi pothuasje 50 për qind përfshirje të vaksinuarve.

Në pyetjen nëse lloji Delta ka hyrë në vend, ai u përgjigj se një grup i materialeve të përzgjedhura do të përfundoj të premten dhe rezultatet e pothuasje 50 shtupave të tilla do të mësohen javën e ardhshme.

Related posts

Shaqiri: Pagat e mësimdhënësve do të rriten, nxënësit le të kthehen në shkollë

Z.H

Filipçe: Për momentin 90 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar

Redaksia

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More