Agjencia Zhurnal.mk.

Për LSDM-në Talat Xhaferi është zgjidhje e duhur dhe e mirë për një kryeministër teknik deri në zgjedhje

Shkup, 9 dhjetor  – Konsiderojmë se Talat Xhaferi është zgjidhje e duhur dhe e mirë, deklaroi Daniella Markoska, deputete e LSDM-së, duke iu përgjigjur në pyetjen nëse për partinë e tyre është i pranueshëm vendimi i BDI-së që kryetari aktual i Kuvendit të jetë kryeministër teknik njëqind ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në pranverë.

 Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencë për shtyp, ajo tha se pritet nesër në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, të caktuar nga lideri i partisë dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski, që bashkëpartiaku i tyre Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe propozimi do të konfirmohet nga kryesia e lartë e partisë.

Në pyetjen se çfarë nëse VMRO-DPMNE refuzon të jetë pjesë e qeverisë teknike të udhëhequr nga Talat Xhaferi dhe nuk propozon ministra dhe zëvendësministra, Markoska është përgjigjur se “nuk do ketë sukses nëse DPMNE-ja kërkon alibi për humbjen që i pret në zgjedhje”.

 “Politikat destruktive të DPMNE-së, bllokadat, tentativat që të frenohet vendi, të bllokohet Kuvendi, i shohim prej vitesh. DPMNE nuk di tjetër, sepse nuk ka ofertë për qytetarët. Nuk janë diçka e re që  përpjekjet për të krijuar krizë. Siç deri tani nuk pati sukses, nuk do të ketë sukses as këtë herë. DPMNE ka një problem të natyrës tjetër. Por gjithçka që që deri tani kanë pretenduar ka dalë e kundërta”, tha deputetja e LSDM-së.

Related posts

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

Skandaloze/Çfarë e lidh Shaqir Fetahun me ish deputetin e Putinit që Radio Evropa e Lirë e përmend si udhëheqës të rrjetit prorus për ndikim në Ballkan (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy