Agjencia Zhurnal.mk.

Për kuorum në seancë plenare janë të nevojshëm 61 deputetë

Shkup, 11 nëntor – Seanca në të cilën duhet të debatohet dhe të votohet Nisma për votëbesimin e Qeverisë nuk mundet zyrtarisht të hapet dhe të votohet rendi i ditës, pasi nuk ka kuorum pasi ishte konstatuar se në sallë nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve. Deputetët e partive në pushtet LSDM dhe BDI nuk kanë marrë pjesë në sallë, ndërsa pa ta dhe pa Kastriot Rexhepin nga Besa i cili paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në seancën kuvendore, deputetët opozitarë së bashku me edhe dy deputetë të Besës janë 60.

 

Sipas nenit 95 nga Rregullorja e Kuvendit, Kuvendi mund të vendosë nëse në seancë merr pjesë shumica prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, gjegjësisht 61 Kuvendi vendos me shumicë votash nga deputetët e pranishëm ndërsa të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve, nëse me Kushtetutën nuk është paraparë shumicë e veçantë.

Rregullorja parasheh se një koordinator ose zëvendëskoordinator i grupit të deputetëve gjatë ditës mundet vetëm njëherë të kërkojë ndërprerjen e seancës në kohëzgjatje prej një ore. Gjithashtu, është paraparë edhe se kryetari Kuvendit mund ta ndërpresë seancën me kërkesë të koordinatorit ose zëvendëskoordinatorit të grupit të deputetëve, për shkak të dorëzimit të shënimeve stenografike nga fjalimi ose elaborim të propozuesit, të dhënë në fillim të debati për një pikë të veçantë të rendit të ditës.

Related posts

Analizë/ Mungojë 6 deputet për të “hapur” derën për bullgarët në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

N E

Thirrje e hapur për përzgjedhjen e ekspertëve të huaj për të kryer vlerësim të jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve studimore në RMV

Redaksia

Janë përmirësuar kushtet në burgun e Prilepit por ende ngelet i mbipopulluar

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More