Menaxheri i suksesshëm i artit shqiptar Labinot Nuraj ka marrë Mirënjohje nga komuna e Deçanit respektivisht nga kreu i saj Bashkim Ramosaj, për kontributin e dhënë në sferën e artit përgjatë këtyre viteve. Nuraj njihet si një nga menaxherët më të suksesshëm të skenës shqiptare për momentin.
Ja postimi i tij:
Faleminderit Deçan!
Ky vlersim (mirënjohje) që më eshtë berë nga Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj ka një vlerë të madhe sepse po e vlerson një punë timën që e kam berë më dashuri e vullnet të madh në fushën e artit për Deçan-in që nga viti 2000 e deri me sot.
Pra diku në fundin e vitit 2000 ishte aktiviteti im i parë një mega Koncert i organizuar nga une në atë kohë në qender të qytetit e ku nbeshtetje të madhe kam pasur për atë organizim edhe nga antarët rap grupeve Deçanase të asaj kohe siq ishin New Ghetto Clan, GP, Hijët e Henës si dhe LGA.
E për të vazhduar ndërvite me organizime dhe aktivitete të ndryshme Kulturore Artistike për Deçanin, por gjatë gjithë ketyre viteve kam mbajtur aktivitete të ndryshme në gjitha trevat Shqiptare ku edhe jam vlersuar nga shumë qytete e vende të ndryshme por ky vlersim që më eshtë berë tani eshtë më i veqanti për faktin së kur je i vlersuar nga shtepia, nga vendi yt dhe bashkëqytetarët tuaj do jesh i vlersuar kudo tjetër.
Gjithëmon në sherbim të vendit!
L.N.