Agjencia Zhurnal.mk.

Për herë të parë, tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në “MTV Europe Music Awards” – Abc News

Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Aëards 2022. Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.

 

Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu bashkohet edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Sa i përket Avës, nominohet për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë dhe Post Malone me Doja Cat, Bad Bunny etj.

Related posts

Tayna largon nga teksti Dafinën në projektin e përbashkët muzikor

Lea Muslija

David Guetta telefonon Bebe Rexhën në festival, i tregon se i gjithë publiku e këndon këngën e saj të re

Lea Muslija

Suksesi i “Dancing With The Stars”! Spektakli i TCH renditet ndër më të mirët në botë

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More