Agjencia Zhurnal.mk.

Për herë të parë nga komunizmi, Vuçiq kontrollon gjitha institucionet

Nëse kryeministri i ardhshëm është edhe anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS), do të jetë hera e parë që progresistët mbulojnë të gjitha postet kyçe në Serbi. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për poste politike, por edhe për ato që duhet të kenë personalitete jopartiake.

 

Duke anashkaluar ligjin, SNS i Aleksandar Vuçiqit emëroi njeriun e vetë në postin e drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë dhe Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe në postin e guvernatorit të Bankës Kombëtare të Serbisë.

Që nga ardhja në pushtet, progresistët kanë marrë pak nga pak levat kryesore të pushtetit në shtetin serb.

Megjithatë, vetëm tani dhe formalisht ata mund të kenë të gjithë anëtarët e SNS-it në vendet më të rëndësishme të vendit.

Ndonëse partia e presidentit serb fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e vitit 2012, kryeministër u bë socialisti Ivica Daçiq, ndërsa nga radhët e progresistëve u largua Tomislav Nikoliq, i cili atëherë u zgjodh president. Ai e mbajti atë detyrë deri në vitin 2017.

Më pas ai u zëvendësua nga Aleksandar Vuçiq, por kryeministre u zgjodh Ana Brnabiq, e cila në atë kohë ishte apartiake. Në kohën kur Brnabiq iu bashkua SNS-së, kryetar i komunës së Beogradit ishte Zoran Radojiçiq, gjithashtu një figurë jopartiake.

Duke zgjedhur Vladimir Orliqin si kryetar të Kuvendit dhe Aleksandar Shapiqin si kryetar të Beogradit, SNS mund të kompletojë levat më të rëndësishme të pushtetit në Serbi. Sigurisht, me kusht që në postin e kryeministrit të vijë dikush nga radhët e progresistëve.

Në këtë kontekst përmenden Ana Brnabiq dhe Millosh Vuçeviq, ndërsa favoriti më i madh ishte Sinisha Mali, por Aleksandar Vuçiq tha se ende duhet të dëshmohet.

Krejt kësaj duhet shtuar se zyrtar i SNS-së është edhe kryeministër i Vojvodinës, Igor Miroviq, si dhe kryetarët e qyteteve më të mëdha të Serbisë – Novi Sad, Kragujevc, Nish… nga e njëjta parti.

Edhe pse e gjithë kjo nuk është e vogël, SNS kishte oreks shumë më të madh.

Kështu, me vendim të Qeverisë, në pozitën e drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë është emëruar Bratisllav Gashiq, zyrtar i SNS-së. Ligji i BIA-s normalisht e ndalon një anëtar të agjencisë të jetë anëtar i një partie politike, por progresistët kanë gjetur një mënyrë për ta kapërcyer këtë pengesë.

Gashiq ngriu anëtarësimin në Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe pozitën në kryesinë e asaj partie. Edhe pse publiku ishte i indinjuar nga mashtrimi dhe shpërdorimi i qartë i ligjit, nuk ka asnjë institucion në Serbi që mund ta kishte penguar atë.

Anëtar i SNS në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në mënyrë të ngjashme, progresistët zgjidhën çështjen e zgjedhjes së drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (atëherë Agjencia për Luftën kundër Korrupsionit). Është organ i pavarur që kontrollon pasurinë e zyrtarëve shtetërorë, raportet financiare të partive, vendos për konfliktet e interesit dhe shumëçka tjetër. Drejtori i Agjencisë nuk guxon të jetë anëtar i partisë politike.

Mirëpo, u zgjodh Dragan Sikimiq, i cili jo vetëm ishte anëtar, por edhe i regjistruar si financues i SNS-së.

Ai ka qenë edhe anëtar i Trupit Punues të Komisionit Republikan Zgjedhor për Komunën e Zemunit dhe në atë pozitë është zgjedhur me propozimin e progresistëve.

Edhe pse Bordi i atëhershëm i Agjencisë pretendonte se Sikimiqi nuk ishte anëtar i partisë kur u shpall konkursi, gazeta “Danas” njoftoi se ai ishte fshirë nga anëtarësia e SNS-së më 17 janar 2018, d.m.th. u zgjodh drejtor i Agjencisë.

Dragan Sikimiq gjatë gjithë kësaj kohe i është shmangur përgjigjes në pyetjet e gazetarëve, ndaj nuk ka pasur përgjigje në pyetjen se a është larguar nga radhët e progresistëve në kohën e zgjedhjes për drejtor të Agjencisë.

Dhe në vitin 2012, një tjetër zyrtare e SNS – Jorgovanka Tabakoviq – erdhi në krye të Bankës Kombëtare të Serbisë (NBS). Në kohën kur u propozua për atë post, ajo ishte nënkryetare e Partisë Përparimtare.

Edhe pse Ligji për NBS thotë se guvernatori nuk mund të mbajë post në një parti politike, kjo nuk e pengoi presidentin e atëhershëm Tomislav Nikoliq që ta propozojë Tabakoviqin për këtë pozitë.

Ajo nuk u largua nga partia, madje nuk dha dorëheqje nga posti partiak, por thjesht e ngriu atë.

Mediat raportuan se guvernatorja ishte e pranishme në mbledhjen e kryesisë qendrore të SNS në vitin 2017, ku u vendos që Aleksandar Vuçiq të ishte kandidati i partisë për president.

Ajo më pas dyshohet se ka mbajtur një fjalim, së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë.

Ajo kurrë nuk e shpjegoi praninë e saj në atë takim. Përpos publikut, askush nuk ia ka kërkuar dorëheqjen.

Related posts

Biden deklaroi se do të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës Elizabetë

Xh M

SHBA-ja ndalon një anije nga Irani që transportonte materiale për eksplozivë

D V

Bjellorusia starton stërvitjet ushtarake në Ukrainë, zyrtari zbulon datën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More