Agjencia Zhurnal.mk.

Për herë të parë ministrja Elva Margariti flet për humbjen e bashkëshortit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë për herë të parë me publikun një pjesë të jetës së saj private. Në një rrëfim për “Jo vetëm Modë”, ajo flet për fëmijërinë, familjen, shkollimin në Itali, martesën, ndalet edhe te humbja e njeriut të zemrës. Margariti tregon humbjen e të shoqit pas sëmundjes së rë rëndë.

 

Pjesë nga biseda:

Ishte një periudhë e gjatë sfide dhe ishte po njësoj një luftë nga njëra anë me një sëmundje, pastaj edhe një e përditshme me punën, domethënë ishin shumë gjëra bashkë. Në njëfarë mënyre, sepse ma pyesin këtë, si ishte të vazhdoje punën? Mendoj që fillon bëhesh më konkret dhe kupton cilat janë vështirësitë e vërteta dhe vështirësitë e mëdha të punës fillon bëhesh më i ftohtë për të thënë që kjo nuk është jetike, vërtet është situatë e vështirë në punë, por nuk është jetike, problemet janë të tjerat. Gjithmonë duhet të gjesh një ekuilibër midis gjithë gjërave që shkojnë përpara dhe familjes që jeton në këtë vuajtje.

Ka qenë një sëmundje që ka zgjatur dhe që ka ndikuar në jetën tuaj në njëfarë forme dhe keni luftuar gjatë gjithë kohës, ndërkohë që me vajzën duhej të flitej?

Po, atë e kemi përfshirë pothuajse që në fillim sepse siç thashë ishte diçka që duhej të merrej gradualisht kjo beteja, nuk mund të ishte një gjë që mund ta mbaje mënjanë dhe nëse do ndodhte më e keqja do vinte krejt papritur, nuk do ishte krejt normale.

A e mendove më të keqen në fillim?

Asnjëherë. Ishte një gjë që gjithmonë vjen si papritur, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë.

Ke pishmane?

Pishmane kush nuk ka, të gjithë kanë, por në çdo moment, një gjë që ndodh keq e ka një arsye, mëson nga ajo dhe me kalimin e kohës e mbart vetë në vetvete. Them që do ishte e kotë të thuash sikur të kthehesha pas, është shprehje e kotë.

Do kishe dashur të thoje diçka? Ke menduar “pse nuk ia thashë?”

Ndoshta.

Related posts

‘Tërbohet’ burri në Tiranë/ Dhunon të birin dhe i vë flakën shtëpisë

Xh M

Goditi policin, arrestohet 51-vjeçari në Durrës, çfarë i gjetën në makinë

Z.H

Lavrov: Militantë të huaj nga Shqipëria po rekrutohen për të luftuar në Lindje të Ukrainës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More