Agjencia Zhurnal.mk.

Për fundjavë nuk ka ndërprerje të komunikacionit në aksin Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë

Dibër, 27 gusht – Gjatë fundjavës që vjen nuk ka ndalesë të komunikacionit në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër aksi Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, in formuan nga Komuna Mavrovë Rostushë.

“Kryesit e punëve ndërtimore në rrugën Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë na njoftuan se nesër, e shtunë, 28 gusht dhe pasnesër, e diel, 29 gusht nuk do të kryhen punë ndërtimore që do të thotë se nuk do të ketë ndalesë të lëvizjes dhe rruga do të jetë e kalueshme”, qëndron në kumtesën e komunës.

Në këtë aks prej datës 24 të këtij muaji, në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 16:00 është vendosur regjim I ndryshuar I komunikacionit për shkak të aktiviteteve ndërtimore, në periudhë prej 45-60 ditëve, është me mbyllje të aksit në periudhë të caktuar kohore në të cilën kryhet asfaltimi I Rrugës rajonale R1202.

Aksi është në gjatësi prej 18,5 km, me gjatësi prej 6 metrave, ndërsa vlera e ndarë për realizim të këtij projekti është 6,18 milionë euro, mjete të siguruara përmes BERZH-it.

Traseja e këtij aksi në të vërtetë është vazhdim I aksit tashmë të rehabilituar Bunec-Hanet e Mavrovës.

Me realizimin e projektit, siç deklaroi paraprakisht kryetari I Komunës Medat Kurtovski, do të sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e komunikacionit, që do të thotë zhvillim I tij më I sigurt, më I shpejtë dhe pa pengesa. 

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky