Shkup, 13 tetor – Gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell me mëngjese të freskëta, ndërsa do të jetë relativisht nxehtë gjatë ditës. Gjatë natës drejt të hënës do të fillojë një valë e masës së ftohtë ajrore nga veriu, e pëcjellë me erë veriore dhe me rënie të dukshme të temperaturave, sidomos në pjesën veriore të vendit, kumtoi DPHM.
Në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, sidomos të martën. Të hënën do të fryjë ere mesatare deri e prëforcuar nga drejtimi verior, ndërsa të martën do të fryjë erë e fuqishme jugore.
Temperatua minimale e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa maksimalja ditore gjatë fundjavës do të arijë deri në 29 gradë, ndërsa në ditët në vijim deri në 25.