Agjencia Zhurnal.mk.

Për çdo ditë zjarre të reja në fushat e Tetovës, nevojitet që edhe në komunat rurale të ketë zjarrfikës

Tetovë, 17 korrik – Në rrethinën e fshatit Prelubishtë, dje zjarrfikësit kanë intervenuar, pasi është përhapur zjarr në fusha të grurit.

 

Komandanti i njësisë zjarrfikëse të Tetovës, Uka Aliti përkujton në nevojën që edhe në mjediset rurale të formohen njësi zjarrfikëse, të paktën për intervenim të parë gjatë zjarreve, me qëllim që derisa priten zjarrfikësit nga Tetova, të shpëtohet sa mundet prona e qytetarëve.

“Nevojitet vetëm një kamion të furnizohet nga komuna rurale dhe të stërviten disa njerëz për intervenim të parë, derisa të vijmë ne. Ashtu do t’i mbrojnë qytetarët dhe pronën e tyre, të cilat me mund i kanë fituar dhe ekziston rreziku që me zjarre të tilla kjo të zhduket për kohë të shkurtë. Konsideroj se ky duhet të jetë prioriteti i programeve i të gjithë kryetarëve të ardhshëm të komunave”, deklaroi Aliti.

Sipas ligjit për zjarrfikje, në komunat me mbi 24 mijë njerëz duhet të ketë një zjarrfikës në çdo 1.500 banorë. Nga gjashtë komunat e Tetovës, vetëm një është nën 24 mijë banorë. Njësia zjarrfikëse e Tetovës ka 70 zjarrfikës. 

Related posts

Negociatat/ A po e penalizon Maqedonia e Veriut Shqipërinë? Ambasadori slloven në Tiranë: Është paketë. Shpresojmë ta zgjidhim brenda presidencës sonë

D V

Promovime projektesh para zgjedhjeve, Salihi: Po keqpërdoren nga funksionarët publikë

Redaksia

“Më e mira për Tetovën”: Të pezullohet plani urbanistik për Tetovën, është i dëmshëm për qytetin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More