Agjencia Zhurnal.mk.

Pensionistja britanike që shijoi në maksimum aventurën e jetës, udhëtoi mbi 3.500 kilometra me autobus

Pensionistja britanike Penny Ibbott filloi aventurën e saj më të madhe me vetëm një biletë të autobusit.

Pensionistët në Angli marrin bileta autobusi pa pagesë, e Penny me autobus udhëtoi nëpër tërë vendin duke përshkuar mbi 3.500 kilometra, e më pas ndau përvojën e saj nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“A mund të jetë ‘zënia’ e autobusit emocionuese? Për mua është sepse i dua autobusët”, tha ajo.

Ibbott konsideron se është e vështirë të mendohet që pensionistët nuk mund të kënaqen në jetë.

“Duhet larguar mendësinë që pensionistët janë të harruar dhe të dobët. Është marrëzi. Të gjithë që gëzojnë shëndet dhe i mbajnë këmbë, ua rekomandoj atë çfarë kam bërë unë”, tha pensionistja britanike.

Penny filloi rrugëtimin për ta kujtuar burrin që ndërroi jetë nga tumori pesë vite më parë.

“Kur më vdiq burri, kam vajtuar shumë humbjen e tij. Mbeta vetëm, por isha e lirë dhe ndihesha e kjo në një far forme me pengonte, pasi nuk kam pasur nevojë të mendoj për të tjerët, por thjesht prioritet kisha veten”, shtoi ajo.

Për 75-vjeçaren, bileta pa pagesë e autobusit ishte një lloj hyrje për në aventura të ndryshme. Atë e mësoi kjo biletë sesi duhet të shijoj lirinë si e ve. 

Related posts

Pse të rinjtë nuk rriten në detyrë?

D V

Krijoni një rutinë të fuqishme mëngjesi

D V

Shenjat se jeni duke përjetuar shumë stres

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy