Agjencia Zhurnal.mk.

Pensioni i tetorit për pensionistët do të paguhet nga 26 tetori

Shkup, 19 tetor – Pensionistët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë mjetet e pensionit të tetorit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar nga 26 tetori, ndërsa pagesa e pensioneve me mjete në dorë për ata që nuk përdorin kartela pagesore do të bëhet nga 26 deri më 29 tetor.

 

“Qeveria sot e rishikoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin tetor 2021, dhe e udhëzoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat komerciale jo më vonë se 25 tetori 2021. Me këto rekomandime, bankat afariste do të sigurojnë që pensionistët të jenë në gjendje të disponojnë me pensionet e tetorit përmes rrjetit të banokamteve dhe rrjetit tregtar nga 26 tetori 2021”, thuhet në njoftimin nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Pagesat me para në dorë të pensioneve për klientët që nuk përdorin karta, bankat i organizojnë në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të përbërë sipas shumës së pensionit, për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 26 tetor ( E martë), për pensionet në vlerë prej 11.001-14.000 denarë më 27 tetor (e mërkurë), për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë më 28 tetor (e enjte) dhe për pensionet në vlerë prej mbi 18.001 denarë pagesa që do të bëhen më 29 tetor (e premte).

Related posts

Dimovski: Rritja reale e çmimit të energjisë elektrike është minimum 17.3 për qind

D V

Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

Z H

Promovim i Strategjisë së parë kombëtare për edukim financiar dhe inkluzion

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More