Agjencia Zhurnal.mk.

Pensionet private, 32 mijë kontribuues në mesin e këtij viti

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit qershor numri i kontribuuesve arriti në 32 187, në rritje me 3.9% që nga fillimi i vitit dhe 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit qershor numri i kontribuuesve arriti në 32 187, në rritje me 3.9% që nga fillimi i vitit dhe 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse numri i kontribuuesve ka vijuar të rritet edhe në periudhën e pandemisë, aktualisht më pak se 3% e numrit total të të punësuarve në Shqipëri investojnë në një pension privat. Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten më të larta. Vlera e tyre në fund të muajit qershor 2021 arriti në 3.97 miliardë lekë, në rritje me 22.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.3% që nga fillimi i këtij viti.

Me një vlerë totale prej rreth 33 milionë eurosh, tregu i pensioneve private në Shqipëri ngelet një treg relativisht i vogël. Zgjerimi i mirëfilltë i fondeve nisi vetëm një dekadë më parë, pas hyrjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve.

Edhe vlera mesatare e përfitimeve për pensione private ngelet në vlera mjaft modeste. Sipas statistikave zyrtare, çdo kontribuues zotëronte mesatarisht 123 mijë lekë ose afërsisht 100 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 56% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 27%, Raiffeisen pension me 10% dhe Albsig Pension me 7%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 3%.

Asetet e këtyre fondeve janë të investuara pothuajse totalisht në obligacione të qeverisë shqiptare, kryesisht me maturitet afatgjatë, me qëllim sigurimin e kthimeve më të larta. Kufizimet ligjore nuk lejojnë shumë hapësira për të diversifikuar portofolin e investimeve të këtyre fondeve.

Legjislacioni shqiptar i përjashton kontributet për pension privat nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në një kufi prej 200 mijë lekësh në vit nga punëmarrësi dhe 250 mijë lekë në vit nga punëdhënësi. Megjithatë, përfitimi i zbritjes nga tatimi në praktikë është i ndërlikuar, sidomos në rastet e kontribuuesve në skemat individuale.

Një problem i lidhur me trajtimin fiskal të këtij sektori, sipas shoqërive administruese, ngelet tatimi i përfitimeve nga pensioni privat. Sot pensioni privat tatohet në masën 15%, në të njëjtin nivel me të ardhurat nga burimet e tjera (përjashto pagat, ku aplikohet tatim progresiv). Aktorët e tregut sugjerojnë që kontributet të përjashtohen nga tatimi edhe në momentin e përfitimit të pensionit, duke tatuar vetëm kthimet nga investimi i kontributeve./MONITOR

Related posts

Bursat botërore: Kërcim i çmimit të naftës, rënie e çmimit të arit dhe grurit

D V

Sllovenia e para, Maqedonia e fundit për sa i përket pagave mesatare

D V

Të fundit për pagën mesatare, Sllovenia e para në rajon

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy