Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Vizita e Stoltenbergut në Ballkanin Perëndimor e demonstron përkushtimin e NATO-s ndaj stabilitetit në rajon

Shkup, 21 nëntor – Bashkëpunimi i përgjithshëm me NATO-n në kuadër të anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm në Aleancë dhe mundësitë për avancimin e tij, prioritetet e politikës së jashtme të vendit dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe situatat në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, ishin në fokus të takimit të presidentit Stevo Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që edhe në të ardhmen në mënyrë aktive të kontribuojë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe në përballjen me kërcënimet tradicionale dhe të reja.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski e ka përshëndetur mbajtjen e takimit të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni nesër në Shkup.

Ai ndër të tjera theksoi se vizita e Sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg në vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmon edhe një herë përkushtimin e NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, në një kohë të sfidave të mëdha të sigurisë në mjedisin tonë më të gjerë.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky