Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski takon drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për emigracion, Antonio Vitorino

Shkup, 16 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për emigracion (IOM), Antonio Vitorino.

 

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, është biseduar për aktivitetet aktuale të organizatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e përgjithshme që organizata ia jep institucioneve të Maqedonisë në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e emigracionit, mbrojtjen e emigrantëve, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe mbështetjen në harmonizimin e sistemit për menaxhimin e emigracionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Në takim, kreu i shtetit e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e një kornize të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e migracionit të jashtëm legal dhe ilegal, në përputhje me Rezolutën e miratuar kombëtare për politikën e emigracionit 2021-2025.

Related posts

Kryeministri bullgar vjen në Maqedoni për hapjen solemne të korridorit hekurudhor

Z.H

Xhozef: Lufta në Ukrainë është prioritet i SHBA dhe BE, duhet bërë përpjekje për heqjen e bllokadës bullgare

Xh M

Fillon shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maj

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More