Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski takohet shkurtimisht me presidentin amerikan Joe Biden

Shkup, 2 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski, i cili në Glazgov merr pjesë në Samitin për ndryshime klimatike, sot realizoi takim me disa burrështetas, mes të cilëve edhe me presidentin e SHBA-së Xho Bajdenin.

“Në margjinat e Samitit për ndryshime klimatike #COP26 realizova edhe katër takime të shkurta, me presidentin e SHBA-së Xho Bajdenin, kancelaren gjermane Angela Merkelin, kryeministrin e Indisë, Nerendra Modi dhe kryeministrin izraelit Naftali Benet. Përfshihemi dhe shoqërohemi me vendet të cilat në mënyrë aktive ndërmarrin detyrime për luftë kundër ndryshimeve klimatike. Është me rëndësi të dëgjohen edhe përpjekjet dhe puna jonë në këtë pjesë”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në fjalimin në sesionin plenar dje, Pendarovski theksoi se qëllimi ynë është që deri në vitin 2030 t’i ulim emisionet e gazrave të qelqta për 51 për qind, në krahasim me nivelin e vitit 1990. “synojmë ta transformojmë Maqedoninë e Veriut në një ekonomi me emision të ulët të karbonit, duke e përforcuar konkurrencën dhe duke e promovuar kohezionin social”, theksoi dje Pendarovski.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy