Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski takohet me presidentin e Estonisë, Alar Karis, konfirmohet bashkëpunimi në të gjitha fushat

Shkup, 11 nëntor – Presidenti Pendarovski sot në korniza të pjesmarjes në forumin e paqes të Parisit, ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Estonisë, Alar KAris, informon Zhurnal.

 

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, në takim është konfirmuar miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë dhe është thënë se ekziston nivel i mirë i dialogut politik mes dy vendeve. Presidenti Pendarovski, duke potencuar se Estonia është partner i yni shumëvjeçar në KB, BE, NATO dhe OSBE, theksoi se Maqedonia e Veriut lartë vlerëson mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme të Estonisë për integrimin e Maqedonisë në BE, si dhe bashkëpunimin në forumet ndërkombëtare.

Presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e digjitalizimit dhe ka shprehur interesin tonë të implementojmë përvojën e Estonisë në këtë fushë.

Në takim është biseduar për situatën gjeopolitike në kontekst të luftës në Ukrainë, me fokus të gjendjes dhe implikimeve të sigurisë mbi shtetet baltike dhe ballkanike, me çka dy presidentët e përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në korniza të NATOs.

Presidenti Pendarovski qëndron në vizitë pune në Republikën e Francës, në pjesmarje të forumit të paqes./Zhurnal.mk

Related posts

Vazhdon vizita e delegacionit qeveritar në Itali

Z.H

Konferencë dhe projekt ndërkombëtar “Prehistory in the Balkans”

Z.H

Kryetari i Lukoil vdiq pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i një spitali në Moskë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More