Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave

Shkup, 23 nëntor – Kreu i vendit, Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti tragjik në autostradën Struma në Bullgari, ku gjatë një aksidenti të autobusit jetën kanë humbur së paku 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

 

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të dashurit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe që u plagosën në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje. Pres që autoritetet të kryejnë hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, gjë që nuk mbahet mend në historinë tonë të re. Në ditët e zisë që vijojnë, u uroj prehje të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Pendarovski.

Related posts

Sugareski jep dorëheqje si kryetar i bordit mbikqyrës të LSDM-së

Z H

Në Kozle ka 19 fëmijë pozitiv me Covid, 4 janë në mbështetje me oksigjen

Z H

KSHZ: Kryetarët t’i dezinfektojnë vendvotimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More