Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski – Riker: Përforcimi i mëtutjeshëm I partneritetit strategjik është në dobi të dy vendeve

Shkup, 2 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Villa Biljana në Ohër e priti Filip Riker, ushtrues i detyrës së ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, me ç’rast u diskutua për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për avancimin e marrëdhënieve me SHBA-në për integrimin në BE, si dhe për gjendjet aktuale në rajon.

 

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, bashkëbiseduesit I konfirmuan marrëdhëniet partnere midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, bashkëpunimin dhe aleancën e shkëlqyeshme në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat tjera.

Presidenti Pendarovski, thuhet në kumtesë, theksoi se Maqedonia e Veriut edhe më tej mbetet e përkushtuar në proceset e reformave, ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe merr pjesë aktive në të gjitha iniciativat që synojnë promovimin e bashkëpunimit rajonal.

“SHBA-ja është aleati ynë për një kohë të gjatë dhe mbështetësi parimor i reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, administratës publike. Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit strategjik dhe inkurajimin e marrëdhënieve miqësore edhe më të thella midis dy vendeve”, theksoi në takim presidenti Pendarovski.

Presidenti theksoi se anëtarësimi në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe se Bashkimi duhet të gjejë një mënyrë për të vlerësuar atë që është bërë deri më tani dhe për të mundësuar zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

“Çdo vonesë e mëtejshme në fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vend,” shtoi presidenti Pendarovski në takim me Riker.

Related posts

Kryetari i BFI i dërgon telegram ngushëllimi Kryemyftiut të Kosovës

Z H

Alternativa: Vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin “Titanik” fundosi demokracinë dhe drejtësinë

Z H

KSHZ-ja miratoi IKT strategji 2021-2023 që duhet t’i ndihmojë për mbrojtjen edhe nga sajber sulmet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More