Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski priti presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Shkup, 13 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Musar e cila gjendet për vizitë zyrtare në vend. 

Presidentja sllovene Pirc Musar është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake gjatë ceremonisë zyrtare në kabinetin e presidentit.

Presidentët Pendarovski dhe Pirc Musar do të kenë takim kokë më kokë, ndërsa do të mbahet edhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Sh. Spas” në Shkup, dy presidentët do të vendosin lule te varri i Goce Dellçevit.

Poashtu, gjatë kohës së vizitës zyrtare, presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar do të realizojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski si dhe do t’i drejtohet seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy