Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski pranoi ambasadorët e rinj të Spanjës dhe Koresë

Shkup, 21 tetor- Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës dhe të Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Siç njoftoi kabineti i presidentit, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e Hose Luis Losano Garsia, ambasadorë të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski theksoi se të dyja vendet i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski tha se Mbretëria e Spanjës është aleat dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.

“Para nesh është periudhë e definimit të përbashkët dhe koordinimin e aktiviteteve, duke e pasur parasysh presidencën tonë me OBSE në vitin 2023 dhe Presidencës së Spanjës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023”, tha presidenti Pendarovski.

Në ceremoni shefi i shtetit shtoi se si vend e vlerësojmë përfshirjen e Mbretërisë së Spanjës në momentet kritike të historisë sonë, duke potencuar përpjekjet e Parlamentit spanjoll për ratifikimin e Protokollit anëtarësues të shtetit tonë në NATO në kushte të krizës politike dhe shëndetësore.

Ambasadori Garsia theksoi se si partnerë në NATO të dyja vendet i kanë përforcuar dhe i kanë pasuruar marrëdhëniet e ndërsjella duke shtuar se Spanja dhe Maqedonia e Veriut i takojnë familjes së njëjtë evropiane.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e Li Ho-shik, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Koresë me seli në Sofje, presidenti Pendarovski theksoi se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja shteteve në vitin 2019, ekzistojnë mundësi të shumta për pasurimin e bashkëpunimit, si dhe për njohje të ndërsjellë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të të dy popujve.

Në atë drejtim, në takim të dy bashkëbiseduesit shprehën interesim për avancimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e ekonomisë, bujqësisë, kulturës, arsimit dhe sportit.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës, Hose Luis Losano Garsia dhe të Republikës së Koresë, Li Ho-shik, iu dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit diplomatik me përgjegjësi, qëndron në kumtesë.

Related posts

BERZH: Koha e duhur për investim në hekurudhën e Ballkanit Perëndimor

D V

Regjistrohen 413 raste të reja me Kovid-19, nëntë viktima dhe 309 të shëruar

D V

Ekskluzive: Flasin të mbijetuarit e aksidentit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More