Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski për tragjedinë në Tetovë: Po të isha në krye të institucioneve shëndetësore, do të jepja dorëheqje

Shkup, 10 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nëse do të ishte në krye të institucioneve shëndetësore dhe do të ndodhte tragjedia në Tetovë, nuk do të priste as sekondën, do të jepte dorëheqje për shkaqe morale.

Ai tha se dorëheqja në raste të tilla, është përgjegjësi morale.

“Nëse flasim për përgjegjësi penale apo juridike, unë do të prisja të përfundojë hetimi. Por, nëse flasim për përgjegjësi morale, atëherë ata që më njohin e dinë se kur unë të jem në pozicion të këtillë, unë nuk do të prisja as sekondën, menjëherë do të jepja përgjegjësi për shkaqe morale”, tha Pendarovski për 360 Shkallë.

Ndryshe, nga zjarri në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan.

Pas kësaj ngjarje tragjike, zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, së bashku me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, dhe drejtorin ekonomik të këtij spitali, Artan Etemi, u dorëhoqën nga pozitat e tyre.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy