Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Obligim yni është të mundësojmë kushte që gratë dhe vajzat vetë të marrin vendime për trupin e tyre

Shkup, 3 korrik – Avancimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e grave është parakusht për zhvillimin e çdo shoqërie të bazuar në parimet demokratike. Vendi im është mbështetës i politikave progresive për drejtësi gjinore dhe për këtë angazhimet dhe detyrimet sa i përket “Autonomisë trupore, shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese”, ishin pranuar njëzëri.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, i cili përmes një video-porosie foli në Forumin për barazi të gjeneratave, dedikuar avancimit të barazisë gjinore, që mbahet në Paris.

Pendarovski, siç njoftoi Kabineti i tij, foli në panelin në temë “Autonomia trupore, shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese”, me çka i prezantoi angazhimet kombëtare të Maqedonisë së Veriut në këtë plan.

Sipas Pendarovskit, Forumi për barazi të gjeneratave është tubim kryesor global për avancimin e barazisë gjinore ndërmjet burrave dhe grave dhe moment kyç për ndërmarrjen e obligimeve nga ana e shteteve në atë drejtim.

“Maqedonia e Veriut angazhohet që deri në vitin 2026 ta rrisë arsimin seksual gjithëpërfshirës, sipas standardeve ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe në atë drejtim janë përgatitur Plan trevjeçar i veprimit me pilot-projekte dhe program mësimor për nxënës të moshës prej 13 deri 15 vjet. Angazhimi ynë është që ta rrisim përfshirjen e kontracepsionit prej 14 në 20 për qind, përmes përmirësimit të qasjes së vajzave dhe grave për shërbimet këshilluese për planifikim të familjes dhe qasjes në abort si e drejtë themelore e grave”, theksoi Pendarovski.

Shefi i shtetit theksoi se tani po angazhohemi që deri në vitin 2026, ndërsa e reduktojmë numrin e martesave të fëmijëve në atë mënyrë që do t’i aftësojmë vajzat, adoleshentet dhe gratë të marrin vendime autonome për trupat e tyre dhe në atë drejtim do t’i miratojmë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe politikat konkrete dhe e theksoi mbështetjen e rritur të organizatave autonome feministë dhe të grave.

Sipas presidentit Pendarovski, për këto çështje nuk guxon të bëhen kompromise dhe të lejohet çfarëdo lloj diskriminimi, ndërsa gratë dhe vajzat duhet të jenë në pozicionin që vetë të marrin vendime për trupin e tyre, të bazuara në njohuri dhe informacione.

Shteti ynë nga nëntori i vitit 2020, siç tha, është partner në Koalicionin e Veprimit për shëndet dhe të drejta seksuale dhe riprodhuese dhe përmes përfaqësuesve të ministrive dikasteriale në Qeveri në mënyrë aktive merr pjesë në aktivitetet e këtij Koalicioni. 

Related posts

Nevojitet transparencë më e madhe gjatë miratimit të Kodit penal, thonë nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik

D V

Në repartin e urologjisë u promovua procedura e re – u vendos nefrostoma perkutane

Xh M

Analizë/A janë mbushur me mend terroristët, apo do të provojnë sulme të reja në Kosovë?

I Z
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!