Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski nikoqir i prezantimit të Raportit për zhvillimin njerëzor 2021/2022 të UNDP-së

Shkup, 7 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të jetë nikoqir i prezantimit të Raportit për zhvillimin njerëzor 2021/2022 të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

 

Sipas paralajmërimeve, në prezantim të raportit të titulluar “Kohë të pasigurta, jetë të pasigurta, formësim i së ardhmes sonë në botën që po ndryshon”, fjalim do të kenë presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian.

Raporti është përpunuar dhe do të prezantohet nga ana e Institutit për demokraci “Societas civilis” – Shkup (IDSCS), informojnë nga Kabineti i presidentit.

Raporti për zhvillimin njerëzor 2021/2022 e rangon Maqedoninë e Veriut nga aspekti i stabilitetit politik dhe sundimit, besimit në institucione, gjendjes socio-ekonomike, çështjeve gjinore, ndërsa njëherit jep rrëfim të polarizimit politik dhe social dhe ekstremizmit. Si rezultat i pandemisë së Kovid-19, tendencat globale të vitit 2019 tregojnë trend të rënies në përparimin e zhvillimit njerëzor.

Related posts

PE: Tani ka 100 arsye për hapjen e negociatave të Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që nesër

D V

Aziri: Qeveria të rimbursoj vlerën e TVSH për impiantet fotovoltaike

Xh M

PP do të ndjekë parregullsi eventuale të procesit zgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More