Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski nga Parisi: Dalja nga kriza globale për Ballkanin Perëndimor është integrimi në BE

Shkup, 11 nëntor – Zgjidhja për krizën sistematike që ende zien në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të ketë prani më të madhe evropiane në rajon. Nganjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja dhe pa përparim të vendeve drejt Unionit, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin para panelit që diskutoi për zgjidhjet për tejkalimin e krizave, të mbajtur në kuadër të edicionit të 5-të të Forumit paqësor të Parisit, njoftoi Kabineti i kreut të shtetit.

 

Pendarovski tha se është e kuptueshme që në muajt e fundit të gjithë po flasin për situatën e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus atje, por se tema e sigurisë është mjaft e njohur për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e sajmoderne.

Duke iu referuar rajonit, ai theksoi se ka sfida të përbashkëta, se trendet demografike nuk janë të favorshme dhe me këtë rast porositi se është e nevojshme të investohet më shumë për të rinjtë, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për sukses në shtëpi në vendet e tyre.

Pendarovski theksoi se duhet prani më e madhe evropiane gjatë gjithë kohës, e jo vetëm kur ka kriza.

Theksoi se Maqedonia e Veriut e ka filluar procesin e aderimit në Union dhe se është në vijim procesi i skriningut, i cili duhet të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm, dhe më pas, theksoi, mund të flasim për fazat e ardhshme të procesit të pranimit në BE.

Në lidhje me bashkësinë evropiane politike, presidenti Pendarovski e përsëriti qëndrimin e tij se ai duhet të jetë një instrument që do të na ndihmojë në procesin e aderimit në BE, e jo vetëm një klub debati apo zëvendësues i anëtarësimit në Union, sepse tashmë jemi duke u përballur me tendenca të rritjes së euroskepticizmit dhe një rënie prej mbi 20 për qind të mbështetjes për anëtarësimin në BE.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk është i nevojshëm vetëm për forcimin e ekonomisë, promovimin e tregtisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës, por kërkon edhe integrim politik në institucionet e BE-së, si dhe zhvillim demokratik, përforcim të institucioneve, sundim të drejtësisë dhe media të lira”, theksoi Pendarovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes për mundësitë për integrim evropian të Ukrainës, presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet anëtarësimin e Kievit në BE dhe se përkrahjen e tij e ka shprehur edhe me një letër drejtuar presidentit Zelenski. Theksoi se pavarësisht situatës në të cilën ndodhet Ukraina, marrja e statusit të kandidatit është një mesazh i fortë politik nga Unioni, pikëpamje strategjike e BE-së, solidaritet dhe gatishmëri për të demonstruar solidaritetin e Unionit me popullin ukrainas.

Presidenti Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në forumin në Paris, pati disa takime me krerët e shteteve, pjesëmarrës të forumit.

Related posts

Referendumi/ Pendarovski: Bëhet problem dhe destabilizim politik

Xh M

Trençevska: E vazhdojmë partneritetin shumëvjeçar me Këshillin e Evropës

D V

LAMM: Në rrugën Qafë Thanë shpejtësia maksimale të jetë 40km/h

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More