Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Nëse janë 61 vota, do të shkohet në zgjedhje, por fakt është se shtetit i mungon periudhë pa zgjedhje

Shkup, 16 dhjetor – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski vlerëson se shumë rëndë do të arrihen  61 vota në Parlament që ai të vetëshpërndahet dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

Duke e komentuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe për zgjedhje të parakohshme, Pendarovski sonte në pjesëmarrjen në “Top tema” në televizionin Tellma tha se shtetit i mungon një periudhë pa zgjedhje.

“Nëse i kemi 61 vota, do të shkojmë në zgjedhje. Kuptohet që një vendim i sjellë në mënyrë demokratike duhet të respektohet. Por, fakt është se i kemi pasur 5-6 cikle në shtatë/tetë vitet e fundit dhe fakt është se shtetit i mungon periudhë pa zgjedhje, në të cilën duhet të shohim se çfarë mund të kontribuojnë njerëzit e re në Qeverinë e re pas Vitit të Ri”, tha Pendarovski.

Në drejtim të demokratizimit të proceseve brendapartiake, Pendarovski vlerëson se është mirë të ketë të paktën lista zgjedhore gjysmë të hapura.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse i është paraqitur liderit të sapozgjedhur të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për rizgjedhjen, Pendarovski tha se u ka dërguar mesazh të dyve.

“Çfarë presidenti i të gjithë qytetarëve do të isha, nëse nuk paraqiten dhe i uroj. U kam dërguar mesazh. Zotit Dimitar Kovaçevski natën kur ishte publikuar rezultati ia kam uruar rizgjedhjen. Zotit Hristijan Mickoski, gjithashtu, vonë pasdite kur janë publikuar rezultatet e tyre, ia urova rizgjedhjen nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Pendarovski.

I pyetur nëse pret në fjalimin e tij vjetor në Kuvend të marrë pjesë edhe opozita, Pendarovski tha se ky është vendim politik i grupeve të deputetëve.

“Më paraqet nder se për herë të parë në vitin 2019 në historinë tonë të përgjithshme, një parti opozitare, atë vit VMRO-DPMNE, i pranoi rezultatet zgjedhore dhe mori pjesë në inaugurimin dhe dhënien e betimit në Parlament dhe në fjalimin e parë vjetor më tej. Këto janë akte që mungojnë që të jemi demokraci më e pjekur, pavarësisht se kush është në pushtet”, tha Pendarovski.

Related posts

MSH: Janë rivaksinuar 47 për qind e qytetarëve të rritur, 70.937 e kanë marrë dozën e tretë

D V

123 milion euro të paguara tek përmbaruesit nga firmat dhe qytetarët gjatë vitit 2020

Z H

Zaev dhe Mickoski urojnë festat: Buzmi të kalojë në dashuri, gëzim, mirëqenie dhe tolerancë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More