Shkup, 31 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festave të fundvitit ka dërguar urim deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me dëshirën për ditë festive të qeta dhe shumë shëndet në Vitin e Ri 2022.
“Përcjellim edhe një vit që e kaluam me pandeminë e cila mori shumë jetë. Vit ku në dy fatkeqësi më të mëdha humbëm shumë bashkëqytetarë tanë, humbje që nuk mbajmë mend që moti. Sakrifica, solidariteti dhe përgjegjësia e punonjësve shëndetësor, shërbimeve të shpëtimit, vullnetarëve dhe njerëzve tjerë, janë vullnet i mirë që i tejkalon dallimet etnike, fetare, politike dhe sociale që të ndihmojnë ata që kishin nevojë, pra ata janë heronjtë tanë për këtë vit”, ka thënë Pendarovski në urim.
Në Vitin e Ri 2022 ai porositi që të angazhohemi në ndërtimin e shoqërisë prosperuese.
“Duke e pritur Vitin e Ri 2022, të kthehemi në shpresën dhe besimin që do të na ndihmojnë të ndërtojmë shoqëri prosperuese ku të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit. Shoqëri e cila do të kujdeset për të dobëtit, do ta vlerësojë dhe shpërblejë virtytin ku të rinjtë duan të mbeten në vendin e tyre. Ju dëshiroj ditë festive të rehatshme me familjet e juaja dhe miqtë dhe Viti i Ri 2022 të na sjellë shumë shëndet. Gëzuar Viti i Ri!, qëndron në urimin e presidentit Stevo Pendarovski.