Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski sot në sheshin e pavarësisë në Kiev mori pjesë në ngjarjen qendrore me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

 

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, në ngjarje, në të cilën fjalim pati presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u mbajtën ceremonintë ngritjes së flamurit të Ukrainës dhe ndarje e mirënjohjeve, si edhe parakalim festiv i forcave të armatosura të Ukrainës.

Në pallatin Marijinski, presidenti Pendrovski mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Ukrainës Zelenski.

Shënimi i 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës mbahet nën sloganin “Ti e vetmja e ime” me praninë e mbi dyzetë delegacioneve nga vende dhe organizata ndërkombëtare me qindra mysafirë të huaj përfshirë edhe shefe të shteteve, përfaqësues të qeverive të huaja dhe parlamenteve, qëndron në kumtesë.

Related posts

Moti sot në Maqedoni

Z H

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë po nxjerr në jetë “Non Paper”- të ri

N E

Rama, Zaev e Vuçiq nënshkruajnë marrëveshje të reja në nismën “Ballkani i Hapur”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More