Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski mirëpret në takim Robert Spanon, kryetarin e Gjykatës Evropiane

Shkup, 5 nëntor – Proceset vijuese reformuese në gjyqësi dhe bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut me Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut kanë qenë temë e bisedimeve në takimin e presidentit Stevo Pendarovski me kryetarin e GJEDNJ-së, Robert Spano, i cili ndodhet për vizitë në vend.

 

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, ka shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi midis institucioneve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut me Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.

“Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski theksoi se shteti jonë e nënshkroi Protokollin 16 të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut e cila, pas ratifikimit të saj në Kuvend do të mundësojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis gjykatave më të larta në Maqedoninë e Veriut dhe Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut. Presidenti Pendarovski theksoi se Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut në mënyrë pozitive e vlerësoi progresin e vendit tonë në reformat në gjyqësi dhe progresin në miratimin e strategjive për reforma të cilat do ta përforcojnë pavarësinë e gjykatës”, kumtojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Në takim presidenti ka nënvizuar se Maqedonia e Veriut ngelet e përkushtuar në zbatimin përkatës të Konventës Evropiane për të drejta të njeriut dhe liri themelore dhe veçanërisht për aktgjykimet në kohë të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Related posts

Konferencë rajonale shkencore me temë “Sfidat e fëmijëve me kancer dhe Kovid-19”

Z H

Moti sot në Maqedoni

Z H

Analizë/ Çka parasheh Kushtetuta kur kryeministri jep dorëheqje? Kuvendi voton përbërjen e re qeveritare

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More