Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Me reforma cilësore të ndalen trendët negativ në fushën e sundimit të së drejtës

Shkup, 1 dhjetor – Sa i shpejtë do të jetë procesi i integrimit tonë në BE varet edhe nga Brukseli, edhe nga shtetet anëtare, por, më së shumti nga ne. Reformat nuk i bëjmë për t’i kënaqur burokratët evropianë, por, ta ndryshojmë në mënyrë fundamentale shoqërinë tonë dhe punën e institucioneve tona nga të cilat qytetarët tanë nuk janë të kënaqur në përqindje të madhe, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në Sesionin e pestë plenar të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK) që mbahet në Kuvend. Në sesionin plenar u diskutua në panele në temat “Bazat e integrimit evropian: Sundimi i së drejtës dhe reforma të zbatuara” dhe “Si të përballemi me ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale në bujqësinë, pylltarinë dhe mjedisin jetësor”.

Sipas presidentit, fokusi nuk duhet të jetë në përmbushjen teknike të kritereve për anëtarësim, por në cilësinë e procesit meqë nuk ekziston mënyrë tjetër që reformat të jenë të qëndrueshme dhe për të ndalur trendët negativ me të cilat përballemi në fushën e sundimit të së drejtës.

“Vetëm me daljen nga zona e konfornitetit të deklaratave politike, procesi i aderimit drejt Bashkimit Evropian do të ketë fuqi transformuese që na është mësa e nevojshme”, tha Pendarovski.

Përshtypja e përgjithshme në mesin e qytetarëve tanë, siç u shpreh, fatkeqësisht, është se një pjesë e reformave të ndërmarra ose nuk janë të qëndrueshme në periudhë afatgjate ose nuk e kanë nivelit e duhur që të ndikojnë drejtpërdrejt, në mënyrë pozitive mbi jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo, potencoi ai, veçanërisht ka të bëjë me ndryshimet e shumta dhe paralajmërimet për ndryshime në sferën e sundimit të së drejtës.

Nga reformat e para më të mëdha bë këtë sferë në vitin 2005, kaluan më shumë se 15 vite, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësorin dhe në përgjithësi në funksionalitetin e shtetit tonë juridik, siç tha, është në nivel të ulët rekord.

“Jemi dëshmitarë se mungesa e sigurisë juridike dhe ndjenjës se përkatësia partiake dhe etnike janë më të rëndësishme se njohuria dhe shkathtësitë që i posedoni janë në mesin e arsyeve kryesore për emigrimin e numrit të madh të njerëzve të rinj. Me këtë rast, emigrojnë edhe një pjesë e atyre që janë të etabluar mirë në shoqërinë me karriera të ndërtuara dhe standard solid jetësor për kushtet tona. Për ta, kuptohet, edhe për të gjithë të tjerët, shteti funksional juridik është çështje e cilësisë së jetës”, tha Pendarovski.

Në këtë kuptim, shtoi ai, nuk është e rastësishme se pikërisht sundimi i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit numërohen në klasterin e “çështjeve themelore”, respektivisht të vlerave fundamentale në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian.

“Konsideroj se nëse i lëmë anash çështjet historike të cilat nuk e kanë vendin në procesin e aderimit, pikërisht në këtë temë do të jetë përparësia jonë më e madhe ose mangësia jonë më e madhe, varësisht nga mënyra në të cilën, në bisedimet, do t’i qasemi këtij seti të çështjeve”, tha Pendarovski.

Ai bëri të ditur se katër drejtime kryesore drejt të cilave konsideron se duhet të lëvizë në përmbushjen e këtyre detyrimeve, para së gjithash drejt qytetarëve, e tek pastaj drejt Brukselit.

“Së pari, vullneti politik për sundimin e së drejtës nuk guxon të jetë vetëm deklarativ, por real dhe i pranishëm edhe në fazën e zbatimit të ligjeve, e jo vetëm gjatë miratimit të tyre në Parlament. Ndryshimi i legjislacionit është vetëm një hap i domosdoshëm, por, hap i pamjaftueshëm për ndryshime reale në jetët tona. Është kyç zbatimi joselektiv i ligjeve dhe respektim i përpiktë i pavarësisë së institucioneve në këtë fushë, nga politikanët”, tha Pendarovski.

Së dyti, potencoi ai, në fokusin, në fillim dhe në fund të çdo reforme në jurisprudencë duhet të jenë njerëzit të cilët punojnë në këto institucione.

“Të jem më i saktë: neve na nevojitet arsimim shumë më cilësor juridik në nivel universitar nga ai që e kemi, në kuptim të kombinimit të teorisë dhe praktikës në edukimin e juristëve të ardhshëm. Më pas, nevojitet zbatim i përpiktë i kritereve gjatë rekrutimit të dëgjuesve në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë meqë prej atje rekrutohen gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm. Po ashtu, është jashtëzakonisht e rëndësishme mënyra në të cilën vlerësohet puna e gjykatësve dhe prokurorëve dhe vendoset për përgjegjësinë e tyre eventuale”, tha ai

Në këtë pjesë, siç tha Pendarovski, neve na nevojitet Këshill gjyqësor dhe Këshill i prokurorëve publikë që janë tërësisht funksional dhe profesional.

“Çdo dyshim i bazuar për punën e anëtarëve të këtyre trupave paraqet handikap të madh jo vetëm për individët e involvuar, por edhe për gjithë sistemin e drejtësisë meqë pikërisht ata janë kompetentë për cilësinë profesionale dhe integritetin e njerëzve në sektorin gjyqësor”, tha presidenti.

Së treti, ai kërkoi mbështetej të parezervë për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Jo vetëm që ai institucion është një nga institucionet paktë që puna e të cilave është vlerësuar pozitivisht në raportet për përparim drejt Bashkimit Evropian, por edhe në raste kur do të preken interesat e tyre, interesat e bashkëpartiakëve të tyre ose të afërmve të tyre”, tha ai.

Dhe së katërti, potencoi ai, reformat në sferën e shtetit juridik duhet gjithmonë të jenë rezultat i konsensusit të gjerë politik, por, jo më pak të rëndësishëm, profesional dhe shoqëror.

“Ligjet në këtë sferë duhet të jenë të mbështetura nga të gjithë faktorët e rëndësishëm politik, ndërsa në përpilimin e tyre të jenë të përfshirë ekspertët dhe organizatat qytetare, si dhe ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së. Gatishmëria për asistencë nga partnerët tanë nga BE-ja dhe shtetet anëtare asnjëherë nuk ka qenë kontestuese, na takon neve edhe sa dhe në çfarë mënyre do ta shfrytëzojmë. Me fjalë tjera, në reformat në këtë sferë kyç duhet të jetë konsensusi, e jo mbivotimi”, theksoi kryetari i shtetit.

Pendarovski bëri të ditur se në rrjedhë është faza e skriningut bilateral, periudhë dukshëm dinamike është para nesh dhe porositi që të mbetemi të përkushtuar dhe të angazhuar, meqë integrimi evropian dhe reformat të cilat janë në rrjedhë, e veçanërisht atë që duhet të ndodhin, janë detyrë parësore për politikanë të përgjegjshëm, por edhe për shumë faktorë të tjerë shoqërorë.

Po i afrohemi, tha Pendarovski, fundit të një viti jashtëzakonisht të vështirë dhe të paparashikueshëm, në të cilin në mënyrë substanciale ka ndryshuar arkitektura e përgjithshme e sigurisë në Evropë si rezultat i agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën.

“Ky hap i paligjshëm, pa precedencë në historinë më të re të Evropës shkaktoi një varg problemesh nga të cilat, fatkeqësisht, asnjë vend i kontinentit nuk ishte kursyer. Në një konstelacion të tillë, integrimi evropian si projekt paqësor, por edhe si projekt që siguron demokraci dhe prosperitet të shoqërive, fiton në rëndësi, veçanërisht në rajonin tonë, ku ende ekzistojnë tensione dhe tendenca retrograde, potenciali destruktiv i të cilave nuk guxon të jetë i anashkaluar”, tha ai.

Duke u nisur nga një kontekst i këtillë jashtëzakonisht të pavolitshëm ndërkombëtar, sipas presidentit, procesi i reformave brenda në shtet ka kuptimin e dyfishtë, duke marrë parasysh faktin se demokratizimi i mëtejshëm, pra investim plotësues në ndërtimin e shtetit jostabil me institucione funksionale.

Në hapjen e Konferencës folën edhe kryetarët e Komisionit parlamentar për çështje evropiane Arbër Ademi, i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Aleksandar Nikollovski, euroambasadori Dejvid Gir, zëvendës shefi i Ambasadës së SHBA-së dhe ambasadori sllovak.

Me këtë sesion plenar përmbyllet cikli pesëvjeçar nga puna e Konventës kombëtare, e cila deri tani në 44 sesione të mbajtura miratoi mbi 500 rekomandime dhe ka përfshirë mbi 2000 pjesëmarrës të cilët i përfaqësonin institucionet relevante, shoqatat qytetare, sektori i biznesit, mjedisi akademik, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve në pesë grupe punuese nga kapitujt për jurisprudencë, drejtësi, bujqësi, politikë sociale dhe mjedis jetësor.

Related posts

Dy shtetas të Shqipërisë kapen me drogë në Maqedoni të Veriut

Redaksia

Zyrtare: Onix përforcohet me futbollistin i cili ishte pjesë e Malishevës

Redaksia

Vdes një i burgosur nga Tetova

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More