Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski më 22 dhjetor do të mbajë fjalim fundviti në Kuvend

Shkup, 16 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski javën e ardhshme, të mërkurën, më 22 dhjetor, do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend.

 

Pendarovski, siç është njoftuar edhe në ueb-faqen e Shtëpisë legjvënëse, do t’i drejtohet deputetëve në seancën e 56-të të Kuvendit.

Fjalimi i kreut të shtetit, sipas agjendës, të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, është paralajmëruar për në ora 12.

Pendarovski, si zakonisht, do të flasë për zhvillimet aktuale në periudhën e kaluar dhe pritjet për vitin e ardhshëm. Ndërkaq, këtë vit ai do t’i drejtohet deputetëve në një klimë intensive politike, në një kohë kur po krijohet qeveria e re, ndërkohë që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa vendi sërish nuk mori dritën e gjelbër për të nisur negociatat me BE-në për shkak të vetos bullgare, me premtimin e Qeverisë së re në Sofje të Kirill Petkovit se procesi i zgjidhjes së kontestit do të përshpejtohet, por edhe përmendja e afatit prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë.

Kreu i shtetit, fjalimin e tij vjetor në Kuvend do të mbajë javën, për kur është paralajmëruar dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev. Kryeministri në largim dje njoftoi se do të dorëzojë dorëheqjen gjatë javës së ardhshme dhe shprehu pritjen që pas zyrtarizimit të dorëheqjes në Kuvend, pasardhës i tij si kryeministër i ri do të jetë Dimitar Kovaçevski.

Pendarovski, pas dorëheqjes së Zaevit, duhet t’i japë mandat kryeministrit të ri. Konform Kushtetutës, presidenti është i detyruar që brenda dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Kryeministri i mandatuar në afat prej 20 ditësh, nga dita e besimit të mandatit, i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë, qëndron në Kushtetutë.

Related posts

Dimovski: Pse po diskutohet për propozimin portugez, kur Bullgaria tashmë e ka refuzuar atë?

D V

Në shtetin tonë mbërritën edhe 44 afganë

D V

Një i mitur ka marrë lëndime të rënda nga goditja elektrike gjatë vjedhjes së telit nga nënstacioni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More