Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Mbështes propozim-masat për vaksinim të administratës

Shkup, 22 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski e arsyeton vendimin e organeve shëndetësore për masat e propozuara për vaksinimin e administratës dhe personelit shëndetësor.

 

“Unë e mbështes sepse të gjitha vendet e rajonit kanë masa të ngjashme, si dhe shumë vende perëndimore. I shoh reagimet në opinion, por e shoh nga pikëpamja ligjore që kjo është e ligjshme.

Ekziston si prioritet në Kushtetutë që shëndeti publik është mbi të gjitha dhe më i madh se e mira private. Mendoj se vetëm kështu do ta fitojmë pandeminë”, tha Pendarovski në për “Sitel”.

Ai informoi se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij janë vaksinuar.

Related posts

Rreth 700 pacientë të hospitalizuar përshkak të Covid

Redaksia

Bexheti i përgjigjet pyetjes së qytetarit se a ka marrëveshje me BDI?!

Redaksia

Antikorrupsioni heton prokuroren Lile Stefanova pasi bleu banesë 70 mijë euro!?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More