Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Marrëveshja me Sofjen, jo e afërt

Shkup, 27 janar – Dy qeveritë e reja kanë hartuar qasje të re për zgjidhjen e kontestit në mes Sofjes dhe Shkupit, Kryeministrat nuk janë të gjeneratës së vjetër të politikanëve, megjithatë Presidenti Stevo Pendarovski me optimizëm të moderuar vlerëson se zgjidhja për zhbllokim të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut ende është larg.

“Energji e re, ndërsa edhe metodologji e re – grupe të reja të punës, komisione, në vend të propozimeve të Lisbonës. Duhet ta them qartë, bëhet fjalë vetëm për fillimin, për fazën iniciale në të cilën të dyja palët shprehin dëshira të mira si do të dëshironin të zhvillohet procesi, por jemi larg depërtimit më të thellë në proces dhe ende shumë larg nga përfundimi i tij eventual pozitiv.”

Me zvarritjen e procesit aderues bie edhe mbështetja për BE-në në vend, ka paralajmëruar Pendarovski në debatin diplomatik për stabilitetin e kursit të politikës së jashtme. Në lidhje me këtë ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir u përgjigj se.

“Është e qartë se është fillimi i negociatave aderuese dhe Maqedonia e Veriut e Shqipëria mbeten prioritet për BE-në. Fokusi tani është arritja e marrëveshjes në mes vendeve anëtare për draft- kornizën negociuese. Në të njëjtën kohë Sofja dhe Shkupi angazhohen për arritjen e marrëveshjes për çështjet dypalëshe. Ne i motivojmë të dyja palët të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme.”

Dejvid Gir numëroi edhe shumë sfida të tjera globale të Bashkimit Evropian për momentin, siç janë kriza në Ukrainë, në Bjellorusi, pandemia dhe të tjera. Ai theksoi se Brukseli edhe më tej do ta ndihmojë evropianizimin e Ballkanit Perëndimor, duke e vënë në dukje luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës, ekologjinë dhe të drejtat e njeriut, duke shtuar se për këto pesë procese duhet të angazhohet gjithë shoqëria.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy