Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Individët që bëjnë diçka të mirë pa kompensim, gjithmonë na frymëzojnë

Shkup, 5 dhjetor – Individët që bëjnë diçka të mirë, pa asnjë kompensim, gjithmonë na frymëzojnë më së shumti në jetë. I vullnetshëm, i sinqertë, i përkushtuar dhe i ndershëm, i motivuar vetëm nga dëshira për të ndihmuar dikë në nevojë, për të ofruar rehati, për t’i shërbyer njerëzve dhe komunitetit të cilit i përkasin, është mesazhi i presidentit Stevo Pendarovski, me rastin e 5 Dhjetorit – Dita Botërore e Vullnetarizmit.

 

Në një video-mesazh, Pendarovski theksoi se kur miliona njerëz janë në një garë të vazhdueshme për pasuri materiale dhe pushtet çdo ditë, pa i parë ata që vuajnë, misioni i vullnetarëve është një dukuri e rrallë në botë.

Presidenti falënderoi vullnetarët për përpjekjet dhe ndihmën e tyre për të kontribuar në të mirën e përbashkët.

“Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve tanë të shpreh mirënjohjen dhe respektin për sakrificën tuaj, përgjegjësinë dhe angazhimin tuaj”, tha ai në video-mesazhin.

Presidenti i inkurajoi ata të qëndrojnë të angazhuar dhe të veprojnë aty ku është më e nevojshme dhe përmes shembullit personal. 

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Redaksia

Spasovski: 11 Tetori është trashëgimi e vlefshme nga pjesëmarrësit në Luftën çlirimtare popullore

D V

Geer: Qëllimi ynë nuk ndryshon, negociatat të hapen deri në dhjetor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More