Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski i ndau mirënjohjet “Të rinj të suksesshëm”

Shkup, 28 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot ia ndau mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” Petre Llameskit për shkencëtar më të mirë të ri në shkencat natyrore-matematikore dhe teknike dhe Andon Damovskit dhe Maria Saveskës për afirmim të gjithëpërfshirjes së të rinjve me nevoja të veçanta.

 

Gjithashtu, për artist më të mirë të ri këtë mirënjohje presidenti ia ndau Sasho Dimoskit dhe Biljana Kamçevës, ndërsa fitues i mirënjohjes “Talenti i ri”, e cila u ndahet nxënësve dhe nxënëseve nga shkollat e mesme, është Matej Millosievski.

Ky projekt është inicuar për nxitje të punës shkencore, hulumtuese dhe kreative të të rinjve nga vendi, ndërsa qëllimi është krijimi i politikave të cilët do të kontribuojnë që të ulet ikja e të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshme.

Siç bënë të ditur nga kabineti i presidenti, Pendarovski ua ka uruar suksesin fituesve të mirënjohjeve dhe të gjithë kandidatëve të tjerë të cilët u paraqitën në thirrjen publike, duke u dëshiruar shëndet të mirë, fat dhe suksese të mëtutjeshme profesionale.

“Punimet e mbërritura dhe cilësia e tyre konfirmojnë se të rinjtë në vendin tonë zotërojnë vërtet talente të jashtëzakonshme. Besoj se për fituesit, njohja do të jetë një lloj valorizimi i punës së tyre dhe një nxitje për të vazhduar të punojnë fort dhe të zhvillohen në fushat e tyre. Shpresoj gjithashtu të inicioj bashkëpunim ndërmjet aplikantëve dhe fituesve të mirënjohjeve nga kategoritë e njëjta dhe të ndryshme, me ç’rast do të shkëmbehen ide dhe do të iniciohen hulumtime dhe projekte multidisiplinare”, porositi Pendarovski në fjalimin e tij.

Presidenti theksoi se për të rinjtë e suksesshëm gjithnjë duhet të jenë të hapura institucionet arsimore, shkencore dhe kulturore – artistike, subjektet ekonomike dhe industritë kreative.

“Të bëjmë përpjekje që secili në domenin e tij dhe në kuadër të ingerencave dhe të mundësive të punojmë në krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe individë të suksesshëm të qëndrojnë dhe ta ndërtojnë karrierën e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi qëndrojmë në dispozicion përmes projekteve dhe iniciativave të kontribuojmë për mbështetje të të rinjve të suksesshëm”, shtoi Pendarovski.

Mirënjohja “Të rinj të suksesshëm” ndahet për herë të dytë për rezultate të arritura gjatë vitit të kaluar akademik në sferën e shkencave shoqërore, natyrore-matematikore dhe teknike, humanitare dhe mjekësore, për të rinj me arritje të rëndësishme në praktikat artistike dhe kulturore, si dhe në kategoritë inovatorë të rinj, talentë dhe të rinj të suksesshëm me nevoja të veçanta.

Related posts

Zaev – Orijan: Izraeli e mbështet progresin e Maqedonisë së Veriut, ka interes për intensifikim të bashkëpunimit

D V

Zaev të martën do të kërkojë t’i vërtetohet dorëheqja nga LSDM

D V

Mickoski: Arsovska ka potencial të madh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More