Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski: Është koha për rivendosje në rajon dhe sinergji të re nga SHBA-ja dhe BE-ja

Shkup, 2 korrik – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian që t’iu ndihmojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vendoset sinergji e re dhe rivendosje e rajonit, si dhe bashkëpunim i përbashkët.

 

Në panel diskutimin “Rivendosje e sinergjisë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së drejtë Ballkanit Perëndimor”, e cila sot mbahet në Ohër në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialogun”, Pendarovski theksoi se nevojitet që të bëhen reforma, të cilat njerëzit do t’i bëjnë të lumtur dhe të rinjtë të qëndrojnë në vendet e tyre.

“Prandaj na ndihmoni. Ndihmoni njerëzit të cilët jetojnë në këtë rajon. Do të doja edhe unë të kërkoj falje për këtë. Edhe unë jam pjesë e atyre fuqive i cili jep zë në këto vende. Pa kombinimin e energjive, vizioneve, projekteve tona nuk mund të kemi sukses. Nëse qëllimi ynë është që të vendosim disa lidhje të reja, të cilat ishin aq frytdhënëse në vitet e 90-ta, nën rrethana të tjera dhe mjedis tjetër, askush nuk do të mund të thotë se para 10 viteve Ballkani Perëndimor nuk ka pasur sukses. Nuk flas vetëm për integrimin në BE, por për reformat e vërteta në teren dhe gëzimin e njerëzve i cili ju mungon. Dhe do të donin edhe po aq vite të shohin progres në shoqëritë e tyre edhe në 3,5, 10 vitet e ardhshme, t’i ngadalësojmë proceset negative, të cilat do të shkaktojnë zbrazjen e rajonit sepse më të mençurit, forca më e re, më dinamike po largohet nga rajoni. Në thelb ne nuk do të kemi askënd, në të cilin mund të mbështetemi drejtë jetës së vërtetë që ta shohim qarkullimin e vërtetë të ekonomive tona”, tha Pendarovski.

Shprehu vërejtje se Ballkani Perëndimor gjatë viteve të fundit mbetet pas në kuptim ekonomik pas BE-së më shumë se në dekadën e kaluar, ndërsa Uashingtoni vetëm e ndjek rënien e të gjithë treguesve demokratikë.

“BE-ja nuk është e aftë të kryesojë vetë, SHBA-ja nuk do të donte të kryesojë vetë, ndërsa elitat rajonale nuk janë të interesuara, Do të doja të isha i sinqertë, sepse edhe unë jam pjesë e atyre elitave rajonale, nuk do të donin të bëjnë përpjekje për ndryshim thelbësor të shoqërive tona. Rezultati përfundimtar është se Ballkani Perëndimor veçanërisht në dekadën e kaluar mbetet pas në kuptim ekonomik pas BE-së edhe më shumë se dekadën e kaluar, në vitet 2000, ndërsa Uashingtoni është këtu vetëm që ta ndjekë dhe dëshmojë për rënien e të gjithë indikatorëve demokratikë. Në kuptim demokratik Ballkani Perëndimor është mbrapa 10 ose 15 vite. Ballkani Perëndimor ka 18 milionë popullatë në letër, ndërsa në realitet katër milionë më pak”, përfundoi Pendarovski.

Bota, shtoi, ndryshoi në mënyrë dramatike, ndërsa Ballkani Perëndimor është i njëjtë, përveç luftërat.

“Vullneti politik që të vendoset sinergji e re aspak nuk është çështje, por flasim për interesat minore të faktorëve të involvuar, vullnetin politik të Brukselit, të vendeve anëtare të BE-së, interesat kombëtare të SHBA-së dhe të vendeve të rajonit. Rivendosja është e mundur vetëm në formë të rivendosjes së lehtë. Nuk do të shohim sinergji ndërmjet dy anëve të bashkësisë transatlantike, e cila është aq e rëndësishme për ne, si në vitet e 90-ta. Kjo nënkupton se pjesa më e madhe e përgjegjësisë do të mbetet në supet e liderëve rajonalë politikë”, theksoi shefi i shtetit, Pendarovski në fjalimin e tij në sesionin plenar.

Related posts

Arsovska në takim me euroambasadorin Dejvid Gir

Z H

Hoxha: Edhe nëse Besa mbetet, unë nuk do të jem më ministër në qeveri me BDI-në

I Z

Shilegov nga Kisela Voda: Realizohen një sërë projektesh kapitale njëkohësisht, shkupjanët e meritojnë Më të mirën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More