Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski e priti presidentin polak Duda në Vila Vodno

Shkup, 19 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski paradite me nderime më të larta shtetërore dhe ushtrake në Vila Vodno e ka pritur presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Është paraparë që dy presidentët të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka vijon mbledhje plenare e dy delegacioneve.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev.

Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në hotelin Meriot në Shkup.

Dy presidentët do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

ВО ЖИВО │ Официјална посета на полскиот претседател, Анджеј Дуда – церемонија со највисоки државни и воени почести 🇲🇰 🇵🇱

Posted by Stevo Pendarovski on Friday, November 19, 2021

Related posts

Taravari nuk do t’i kërkon falje Zaevin

Redaksia

Pendarovski takoi shefin e SHM të Hungarisë gjeneral-nënkolonel,Sendi

Z H

Filloi procedura për marrjen e licencave të dy kompanive energjetike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More