Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski e nënshkroi dekretin për ndryshimet ligjore me të cilat deri më 31 dhjetor prolongohet validiteti i patentëve të shoferit me emrin e vjetër kushtetues

Shkup, 12 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion me të cilat prolongohet validiteti i patent shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, ndërsa afati i fundit për zëvendësimin e tyre do të jetë 31 dhjetori 2024.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, e përshëndetë vendimin e deputetëve të cilët sot i vendosën interesat e qytetarëve mbi politikën ditore dhe sollën zgjidhje për patentat e shoferëve.

Kuvendi sot pasdite me 90 vota “për” i miratoi ndryshimet ligjore në pajtim të të cilave, afati për nxjerrje të patentave të reja të shoferit me shenjën “Republika e Maqedonisë së Veriut” në vend se deri sonte në mesnatë, do të vazhdohet deri më 31 dhjetor 2024.

Related posts

Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat dobët luftojnë korrupsionin

Xh M

Ish-kryetari i komunës së Novo Sellës kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

Xh M

LSDM: VMRO me Siljanovskën ofrojnë kthim në izolim, larg BE-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy