Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski do të mbajë fjalim në sesionin plenar të Samitit për demokraci në organizim të presidentit amerikan

Shkup, 9 dhjetor – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në sesionin plenar të Samitit për demokraci që mbahet në mënyrë virtuale në organizim të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden.

Në samitin dyditësh do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, përfaqësues qeveritar, përfaqësues të organizatave qytetare dhe ndërkombëtare, si dhe nga sektori privat.

Qëllimet e Samitit janë nxitje e përpjekjeve dhe nismave për përforcim të demokracisë dhe mbrojtjes nga autoritarizmi, lufta kundër korrupsionit dhe promovimi e respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe prezantimi i sfidave me të cilat përballet demokracia në nivel global edhe në vendet-pjesëmarrëse, duke i përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalimi i presidentit Pendarovski mund të ndiqet në linkun në vijim: www.state.gov/summitfordemocracy.

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M