Agjencia Zhurnal.mk.

Pendarovski – Boone: Falënderime për mbështetjen e Francës për integrimet tona evropiane

Shkup, 16 nëntor – Miqësia dhe përparimi i marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe përpjekjet e bëra franceze për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit me Bashkimin Evropian, ishin theksuar në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe sekretares shtetërore për Evropë të Republikës Franceze, Lorans Bun.

 

Presidenti Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut intensiv politik, është falënderuar për mbështetjen nga Franca në kuptim të integrimeve tona evropiane, si dhe fokusin në bashkëpunimin dypalësh, me çka është përshëndetur nënshkrimi i marrëveshjes para pak kohësh për përforcimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për negociatat e vendit për anëtarësim në BE, procesin aktual të skriningut, si dhe për fazat e ardhshme të cilat duhet të kompletohen si pjesë e procesit për bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Related posts

Von Cramon: BE-ja i ka borxh Maqedonisë, Kosovës dhe partnerëve të tjerë

Z.H

Çmimet e derivateve sot nuk ndryshojnë

Z.H

Edhe vullnetarisht do të fillojë kërkimi i djalit kumanovar që u aksidentua në Zhelinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More