Agjencia Zhurnal.mk.

Pelosi mbërriti në Singapor

Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi, sot arriti në Singapor, me çka e filloi turneun aziatik, por akoma mbetet e paqartë nëse do ta vizitojë Tajvanin.

Pelosi do të bisedojë me presidentin e Singaporit Halimah Jakob dhe kryeministrin Li Sejlung, ndërsa do të takohet edhe me një numër të madh anëtarësh të qeverisë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Singaporit.

Gjatë fundjavës, Pelosi publikoi se do ta vizitojë Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë për të biseduar për tregtinë, pandeminë “Kovid-19”, ndryshimet klimatike, sigurinë dhe “qeverisjen demokratike”.

Ajo nuk i konfirmoi lajmet se mbase do ta vizitojë Tajvanin.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy