Agjencia Zhurnal.mk.

Pelosi konfirmon vizitën në Armeni

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, konfirmoi më 16 shtator se do të vizitojë Armeninë gjatë fundjavës.

 

Vizita e saj vjen pas luftimeve të ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat lënë më shumë se 200 persona të vdekur.

Ministria armene e Mbrojtjes, tha më 16 shtator se armëpushimi me Azerbajxhanin, duket se po zbatohet dhe se “situata nuk ka ndryshuar” në kufi.

Duke folur për gazetarët në Berlin, ajo tha se do të udhëtonte më 17 shtator atje, me një delegacion që përfshinë edhe një ligjvënës amerikan me origjinë armene.

Pelosi tha se udhëtimi ishte planifikuar para përshkallëzimit të fundit të dhunës në kufirin mes dy vendeve dhe se ishte me ftesë të armenëve.

Këto janë përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Separatistët e mbështetur nga armenët morën nën kontroll rajonin e populluar kryesisht me armenë nga Azerbajxhani, gjatë një lufte në fillim të viteve 1990, në të cilën mbetën të vdekur rreth 30.000 njerëz.

Përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur konfliktin sollën pak përparim përgjatë viteve dhe të dyja palët nisën një tjetër luftë në vitin 2020, e cila zgjati gjashtë javë, para se të miratohej një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia.

Sipas armëpushimit, pjesë të rajonit të shkëputur dhe shtatë rrethet pranë u kthyen nën kontrollin e Azerbajxhanit. Rreth 2.000 trupa ruse janë vendosur atje për të ruajtur paqen.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Related posts

Shefi i OKB ngre alarmin: Lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Xh M

Ukraina shkëput raportet me Korenë e Veriut

Xh M

Inteligjenca britanike: Rusia do të shtojë sulmet e saj në zonat urbane

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More