Agjencia Zhurnal.mk.

Pelosi arriti në Japoni

Kryetarja e Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi sot arriti në Japoni, stacioni i fundit nga turneu i saj aziatik.

Aeroplani i Pelosit ateroi në bazën ajrore Jokota, në perëndim të Tokios.

Pelosi, për të cilën kjo është vizita e parë në Japoni nga viti 2015, nesër në mëngjes do të bisedojë me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.

Kina, e cila e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, sot filloi stërvitje ushtarake pa precedent, në shenjë proteste për shkak të vizitës së Pelosit në Tajpei.

“Raketa balistike kineze për herë të parë janë gjaujtur në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë”, deklaroi sot ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi.

Pas fillimit të stërvitjeve ushtarake kineze, Japonia, aleate e afërt me SHBA-në, ka shprehur “brengosje” për aktivitetet e Pekinit.

Related posts

Rast bizar në Filipine, polici vret shefin e policisë rajonale për shkak të flokëve – u nis drejt tij me gërshërë kur ai hapi zjarr mbi të

Redaksia

Zhan-Pjer: Rusët që kërkojnë azil janë të mirëseardhur në SHBA

Xh M

Moti i keq përfshin Greqinë, përmbytje dhe erë e fortë në disa qytete

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More