Agjencia Zhurnal.mk.

Pella Med, Shtëpia më moderne dhe e sigurt për të moshuarit Sipas statistikave të moshuarit jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe më të sigurt

Shtëpia e të moshuarve Pella Med ka 129 shtretër, 45 suita, dhoma të projektuara posaçërisht për kujdes postoperativ me shtretër mjekësor dhe dyshekë dekubit, dhoma VIP, programe të veçanta socializimi, teknologji të përshtatshme për mbikëqyrje të vazhdueshme, staf mjekësor dhe profesional për 24 orë në shtatë ditë të javës,  ajër të pastër, programe rekreative dhe pikniqe. Pella Med u ofron moshës së tretë një jetë dinjitoze.

Pella Med është një azil pleqsh që ka dhoma të pajisura posaçërisht për personat me nevoja të veçanta, të cilët vuajnë nga demencia, Alzheimeri, që janë të palëvizshëm ose që kanë nevojë për kujdes tjetër të veçantë. Një nga gjërat që na dallon nga rezidencat e tjera është filozofia jonë e kujdesit për secilin prej jush, e zhvilluar për të krijuar një mjedis që na lidh, një mjedis plakjeje aktive me vetëbesim të shtuar, mirëqenie të qëndrueshme emocionale, siguri dhe ndjenjë sigurie, një ndjenjë përkatësie, shëndet të përmirësuar dhe lumturi.

Mënyra e shpejtë e jetesës së të rinjve, nuk i lejon ata që të kenë kohë për t’u kujdesur për prindërit e tyre, kështu që në të shumtën e rasteve të moshuarit jetojnë vetëm, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë diku tjetër, pra ata kujdesen vetë për veten e tyre. Është koha t’i japim atyre kujdesin dhe vëmendjen e duhur,  në duar të sigurta, ku jeta e tyre do të jetë e mbushur, duke jetuar me dinjitet pjesën tjetër të jetës, ose më saktë, për të vazhduar ta jetojnë jetën.

Pella Med u ofron atyre shumë më tepër sesa mund të kujdesen në shtëpi, marrjen e terapisë në kohë, menaxhimin e problemeve mendore dhe fizike dhe përmbushjen e nevojave të tyre elementare. Ekipi profesional punon me ta në baza ditore dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një ekipi mjekësor dhe të trajnuar sipas standardeve botërore. Për shkak të këtij programi, kujdesje dhe përkujdesjeje, të moshuarve u zgjatet jeta. Statistikat tregojnë se njerëzit që akomodohen në azile pleqsh janë më të lumtur sepse janë në mesin e moshatarëve të tyre dhe disa prej tyre gjejnë partnerë të rinj. Pella Med kujdeset për jetën e tyre shoqërore, organizon ditëlindje për të gjithë, vizita nga të afërmit dhe miqtë, pikniqe në Mavrovë e vende të tjera, si dhe çdo festë në varësi të besimit fetar.

Lumturia dhe komoditeti i klientëve tanë është përgjegjësia jonë, ndërsa përgjegjësia jonë është kënaqësia jonë.

Në IPSSH PELLA MED – GOSTIVAR ne formulojmë kujdesin e përditshëm në mënyrë të atillë  që t’u garantojmë klientëve tanë siguri dhe mbrojtje të plotë.

http://pelamed.mk/

https://www.youtube.com/channel/UCJH4lHdhtIci1R4r7PY4bRg

Related posts

Nesër do të lirohet Feta Alimi

Xh M

Në UT u shënua dita botërore e Nutricionit

Xh M

Rikthehet debati për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit evropian!

I.A