Agjencia Zhurnal.mk.

Pedagogët ende pa zgjidhje për kërkesat/ Reagon Berisha: Rama po mban qëndrim cinik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për takimin e ministres së Arsimit, Evis Kushi me pedagogët, ku nuk u gjet një dakordësi për kërkesat e këtyre të fundit.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po mban qëndrim cinik ndaj pedagogëve, ndërsa ministrja po sillet si zonja askushi, duke refuzuar kërkesat për pagat.

Ish-kryeministri shpreh mbështetje për pedagogët dhe dënon qëndrimin e Qeverisë.

“Qëndrim cinik i Edi Ramës ndaj pedagogëve të universiteteve!

Zonja Kushi me porosi të Rames sillet si zonja Askushi!

Ajo, në emër të Edit refuzon kërkesat minimaliste të pedagogeve për pagat dhe kushtet tjera minimale për universitetet.

Pedagogët shpallin 5 tetorin ditën e grevës së përgjithshme!

Mbështetje të plotë pedagogëve grevistë!

Dënim qëndrimit cinik të Edi Ramës!”, shkruan Berisha.

Related posts

Pas arrestimit/ Fatos Tushe kërkon lirinë: Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë! Kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore

D V

Basha: Reeker më kërkoi largimin e Sali Berishës nga PD

N E

Sezoni turistik në Shqipëri, 42 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More