Agjencia Zhurnal.mk.

PDSH zyrtarizoi kandidaturën e Renata Elezit për Komunën e Gostivarit

Shkup, 5 shtator – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka zyrtarizuar kandidaturën e Renata Elezit për të marrë pjesë në garat e 17 tetorit, për të qenë kryetare e Komunës së Gostivarit, gjithashtu u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal, me bartës Fejzi Xhelilin, transmeton Portalb.mk.

 

“Dega e PDSH-së në Gostivar mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartës i listës do të jetë z. Fejzi Xhelili. Në këtë kuvend kandidatja e PDSH-së për kreun e komunës së Gostivarit znj. Renata Elezi para kuvendit elaboroi platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Gostivarit siç janë uji për pije, kanalizimi, zgjidhja e problemit me mbeturinat, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rëndësi për banorët e kësaj komune. Në kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi.” thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Related posts

Një person në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse

D V

Financial Times: Petkov jep sinjale për fund të kontestit me Maqedoninë

Z H

Kthesë në rastin “Monstra”, të enjten prezantohen provat e Fejzi Azirit

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More