Agjencia Zhurnal.mk.

PD ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Disa kandidatë përdorin logon tonë, krijojnë konfuzion

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mes PL, PDK dhe PBDNJ.

Në ankimimin e saj, përfaqësuesi ligjor i PD , Indrit Sefa shprehët se ky koalicion është në kushtet e paligjshmërisë pasi në kërkesë ishte edhe Partia Demokratike  e Shqipërisë, pa autorizimin e kryetarit dhe përfaqësuesit ligjor të saj.

Edhe pse PD u hoq nga lista e koalicionit nga Celibashi, Sefa shkruan se problem mbetet përdorimi i logos së PD nga disa kandidatë që cilësojnë veten si pjesë e “Rithemelimit”, duke krijuar konfuzion te votuesit.

Related posts

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

Xh M

Aksident pranë QTU-së, makina kthehet përmbys, bllokohet trafiku

Xh M

Burri shqiptar tenton të vrasë gruan me thikë në Santorini të Greqisë

Xh M